Showtime

Yllka Gashi: Baca Adem sot na paska lanë fizikisht po veprat e tij do t’jenë t’pavdekshme

09/15/2020 17:24
nga:N S

Aktorja, Yllka Gashi ka përkujtuar të ndjerin Adem Mikullovci.

Me një postim në Facebook, ajo shkroi disa fjalë për të, shkruan GazetaBlic.

Në të njëjtën kohë, Yllka Gashi tregoi një histori se si e kishte marrë një rol që ia ka besu Adem Mikullovci.

POSTIMI I PLOTË I AKTORES PA NDËRHYRJE:

‘Adem Mikullovci ma pat besu njanin ndër rolet e para televizive n’karrierë n’filmin “Hijet e luftës” para 20 vjetve. Korrekt, konkret, fjalë pak e punë shumë! Ndër t’vetmit që menjëherë mas përfundimit të xhirimeve,t’ka falenderu për bashkëpunim e ta ka pagu honorarin pa t’lanë me pritë me javë, muaj e besa edhe vite me e marr pagesën për punën që e ke ba!

Baca Adem, ia dedikoi Kosovës e publikut shqiptar krejt jetën e artin e tij. Sot na paska lanë fizikisht po veprat e tij do t’jenë t’pavdekshme!

Falemnderit baca Adem!
T’pushoftë shpirti n’qetësi!
Ngushëllime familjes, kolegëve, e krejt publikut shqiptar!’

LEXO EDHE KËTË LINK:

E pafalshme: Kështu e kishte injoruar Behgjet Pacolli, Adem Mikullovcin

09/20/2020 14:44

‘Ora 5 shkoj dita’, Teuta Krasniqi rrëfen vullnetin e Adem Mikullovcit për punë në aktrim