Showtime

Yllin 22-vjeçar të Geordie Shore e bëjnë horë në komente, i thonë se ka gjoksin e prishur

05/17/2018 16:12
nga:FL.B

Ajo pat shpenzuar 50 mijë dollarë në operacionet e shumta kirurgjike të plastikës vetëm që të perfeksiononte dukjen e saj për më mirë, por marrë parasysh se tashmë ka bërë intervenimin e radhës në hundë e në njërën anë të gjoksit kësaj shumë i shtohen edhe 15 mijë dollarë të tjerë, shkruan DailyMail, përcjellë GazetaBlic.

E tash, zmadhimi i gjoksit të parë dhe atij të dytë, Chloe Ferryt i ka kushtuar kaq shumë pasi fillimisht pat intervenuar në ngritjen e tij.

Kjo ka bërë që shumë njerëz të tallen me të mizorisht e gjoksin e saj ta quajnë si “të prishur”, përderisa kjo e fundit publikoi një llogari të vetes së saj në Instagram këtë të mërkurë.

Ylli i “Geordie Shore”, tashmë 22-vjeçe, ka treguar figurën e saj sensacionale me një palë rroba të ndara në të bardha të printuar ame qershia në të dy pjesët.

Dhe në fotografi, mund të shihen fashat e Chloes përderisa ajo vazhdon të shërohet nga operacioni i fundit që ka bërë kah fundi i Prillit.

Pavarësisht asaj se fansat e zjarrtë që ka i kanë thënë asaj se po duket “ e bukur”, disa njerëz të tjerë kanë vendosur që ti tregojnë asaj se në fakt zmadhimi që ika bërë gjoksit ka bërë që ajo të duket si të ishte “e prishur”.

Një prej tyre i kishte shkruar : “Pse njëri gji i joti është katrore, kurse tjetri i rrumbullakët ???

E një përdorues tjetër i kishte thënë: “Gjoks tepër të çuditshëm ke

Një tjetër s’ishte kursyer aspak për t’u treguar i ashpër ndaj saj: “Gjinjtë e Demit janë të prishur” – kishte shkruar, teksa kishe vendosur emotikona  duke qeshur me lot. / © GazetaBlic /

10/25/2017 08:15

Kjo bukuroshe nuk ndalet së provokuari (Foto)