Sporti

Ylli i Portugalisë ‘kërcënon’ Uruguain para ndeshjes së madhe

06/28/2018 12:16
nga:Gazeta Blic

Mbrojtësi portugez, Bruno Alves, thotë se përballja e Portugalisë me Uruguain, në fazën e fundit të grupeve është një betejë më e madhe sesa një përballje Ronaldo – Suarez.

Portugalia dhe Uruguai do të ndeshen në Fisht Stadium, në fazën eliminatore të Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic.

“Unë nuk mendoj se do të jetë një duel midis Suarez dhe Ronaldos, është një ndeshje në mes dy skuadrave, Portugalisë dhe Uruguait. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar”, tha Alves të enjten.

“Mendoj se ky ekip i Portugalisë është i gatshëm për gjithçka. Ne kemi treguar se kemi mundësi të fitojmë dhe nëse vazhdojmë kështu, mendoj se do të jemi të suksesshëm. Ne do të jemi gati për të ndihmuar Portugalinë të fitojë”, shtoi në fund ai.

Uruguai shpreson se Jose Maria Gimenez, do të kthehet nga lëndimi për të rifilluar partneritetin e tij në qendër me Diego Godin.

/GazetaBlic/

 

10/19/2019 21:09

Ronaldo shënon supergol, Juventusi në epërsi