Sporti

Ylli përballë Kosovës në një ndeshje humanitare

11/29/2019 17:12
nga:M K

Skuadra nga Theranda, GE Ylli do ta zhvillojë një ndeshje miqësore Kosovën, derisa të ardhurat nga ky duel do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga “13 Qershori” përmes rrjetit social “Facebook”, shkruan GazetaBlic.

Takimi do të zhvillohet të hënën, kurse Kosovën pritet ta përbëjnë lojtarët e Superligës, me trajner Bujar Locin, aktualisht shef i shtabit teknik te kampioni në fuqi, Prishtina.

Më poshtë postimi i plotë i para pak çasteve nga therandasit.

Ndeshje humanitare mes Golden Eagle Yllit dhe Kosovës

Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) të hënën (2 dhjetor) do të organizojnë ndeshjen humanitare mes Yllit dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

Takimi do të zhvillohet në palestrën ‘13 Qershori’ nga ora 19:00.

Ndeshja është me karakter humanitar dhe të gjitha të hyrat nga biletat e kësaj ndeshje do të shkojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Adhuruesit e basketbollit në Therandë do të kenë mundësi të shohin një ndeshje atraktive, por edhe të kontribuojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Ekipi i Kosovës do të përbëhet nga lojtarët e Superligës, derisa trajner do të jetë Bujar Loci.

Rezultati në këtë ndeshje është në plan të dytë, por të ndihmon familjet shqiptare që kanë nevojë

/GazetaBlic/

05/29/2020 10:37

Reagon raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë: Pranojeni vendimin e Kushtetueses, ndryshimet kërkoni në zgjedhjet e ardhshme