Sporti

Ylli i Liverpoolit: Pa ty Coutinho klubi nuk është i njëjtë

01/10/2018 15:26
nga:Y.K

Philippe Coutinho edhe zyrtarisht është një lojtar i Barcelonës.

Braziliani kaloi për 160 milionë euro tek skuadra lidere e La Ligës, shkruan Gazeta Blic

Largimin e tij nga Liverpool e kanë “vajtuar” jo vetëm tifozët e Liverpoolit, por edhe lojtarët dhe legjendat e këtij klubi.

I fundit i cili ka shkruar një mesazh lamtumirës për Coutinhon është shoku i tij tek kombëtarja e Brazilit Roberto Firmino. Ky i fundit ka thënë që Liverpoolit do t`i mungojë magjia e 25 vjeçarit.

“Liverpooli pa ty nuk është i njëjtë, do t’i mungoj magjia juaj. Vëlla të dëshiroj sukses të pafundmë. Kemi kaluar shumë mirë së bashku. Fat dhe suksese për ty dhe familjen”, ka shkruar Firmino.

Kujtojmë që Roberto Firmino ishte shoku më i mirë tek Liverpool për Coutinhon./Gazeta Blic

 

 

01/15/2018 12:49

Luftë e ashpër për golashënuesin më të mirë në Premier Ligë