Sporti

Ylli i River Plates i vetofrohet Milanit

10/23/2019 16:44
nga:M K

Milani vazhdon të mbetet goxha aktiv në secilën merkato, por asesi të këndellet në arritjen e rezultateve dhe synimeve kryesore që i ka.

Së fundi, po përflitet për një zbarkim tjetër në San Siro, përcjellë GazetaBlic.

Fjala është për mbrojtësin fenomenal të River Plates, Lucas Martinez Quarta, i cili duket se iu ka vetofruar klubit “kuq e zi”, përkundër faktit se mediat në kontinentin latino-amerikan, e lidhin yllit e skuadrës nga Buenos Aires me një kalim në “El Madrigal” të Villarealit.

“Nëndetësja e verdhë” është e interesuar për t’i siguruar shërbimet e futbollistit, por ky i fundit synon kalimin në qytetin e modës.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në mini-afatin kalimtar të Janarit.

/GazetaBlic/

11/10/2019 10:28

Formacionet e mundshme: Juventus – Milan