Sporti

Ylli i Realit: Gjyqtarët gjithmonë po na dëmtojnë sepse ne jemi skuadra me më së shumti Champions League

02/27/2020 10:22
nga:Mergim Rreci

Real Madrid nuk e ka nisur mbarë garën e eliminimeve në Champions League. 

Madrilienët u mposhtën në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2 me 1 nga Manchester City.

Pas kësaj ndeshje u deklarua edhe futbollisti i Realit, Vinícius Júnior,  i cili u ankua jashtëzakonisht shumë në referimin e ndeshjes, shkruan GazetaBlic.

Sipas brazilianit, ekipi i tij u dëmtua në atë ndeshje nga arbitrat, të cilët i dhanë kahje tjetër lojës. 18-vjeçari ndalet në detaje duke u shprehur se goli i Jesus ishte ndërhyrje e palejueshme ndaj mbrojtësit të ‘Los Blancos’, Sergio Ramos.

“I tërë stadium e pa Gabriel Jesusin teksa shtyente Sergio Ramosin. Ai e bëri të njëjtën gjë që bëra edhe unë kundër Ryad (Mahrez) në pjesën e parë”, u deklarua anësori pas ndeshjes”

“Ata gjithmonë marrin vendime të dëmshme për ne. Jemi skuadra me më së shumti Liga të Kampionëve të fituara dhe kjo mund të jetë njëra ndër arsyet. Ai ishte faul i qartë, por nuk e kuptoj pse nuk u ndal”, përfundoi Vincius Junior.