Sporti

Ylli i Napolit drejtë Kinës

11/13/2019 11:36
nga:Lorik J

Sulmuesi spanjoll i Napolit, Jose Callejon pritet të kalojë tek klubi kinez, Dalian Yifang verën e ardhshme, shkruan Gazzetta dello Sport.

Raporti detajon se si marrëdhëniet e spanjollit 32-vjeçar me klubin janë shkatërruar gjatë javëve të fundit për shkak të mungesës së një ofertë kontrate nga italianët, përcjell GazetaBlic.

Gjatë këtij sezoni, Jose Callejon ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë katër asiste.

Për shkak të kësaj, Callejon tani është afër arritjes së një marrëveshje me ekipin kinez të cilët trajnohen nga ish-trajneri i Napoli dhe Liverpool, Rafa Benitez.

/GazetaBlic/

12/14/2019 14:56

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Napoli – Parma, mësoni arsyen