Sporti

Ylli i Milanit ndëshkohet me karton të kuq

02/13/2020 22:20
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka mbetur me 10 lojtarë në fushë në ndeshjen ndaj Juventusit – që po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, për të lënë kështu ekipin e tij me 10 lojtarë, shkruan GazetaBlic.

Milan do të jetë me 10 lojtarë në fushë – për 20 minuta, pasi ndërhyrja e Theos në Dybalan u bë në minutën e 70’të, me ç’rast u përjashtua lojtari francez.

Rezultati aktual i takimit është 1-0 në favor të Milanit.

Ja rasti i kartonit të kuq:

VIDEO