Sporti

Ylli i Kosovës ndërron skuadër, shikoni ku do të transferohet

12/30/2018 13:42
nga:M K

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, nuk do të jetë më lojtar i Skënderbeut që nga janari, pasi klubi korçar e ka shitur mbrojtësin në Suedi.

500 mijë euro do të derdhen në arkat e klubit kampion të Shqipërisë, ndërsa karriera e mbrojtësit të Kosovës do të transferohet në kampionatin skandinav.

Pista dhe marrëveshja ishin të mbyllura, por ekipi nuk bëhej i ditur, me drejtorin sportiv, Haris Fakic që punoi direkt për këtë transferim.

Nuk ka vonuar shumë dhe situata është qartësuar. Ekipi që po negocion shqiptari është Hammarby. Skuadra suedeze do që ta afrojë Alitin në skuadër për sezonin e ri.

Kampionati suedez ka mbaruar dhe ekipet po punojnë për t’u përforcuar për edicionin e ri futbollistik. Hammarby e mbylli sezonin e kaluar në vendin e katërt dhe nuk ia doli mbanë që të kapte Evropën. Sezonin e ri do të nisë me investime të rëndësishme dhe Aliti shihet si një goditje mjaft e rëndësishme.

Kalimi në Suedi është një tjetër trampolinë, pasi ekipet suedeze mundohen të pikasin futbollistë të mirë dhe më pas t’i shesin drejt Evropës Perëndimore. Mbrojtësi është i duhuri, pasi ka eksperiencë në Evropë duke qenë se ka luajtur në Zvicër me Luzernën, Moldavi me Sheriff Tiraspolin dhe në Kroaci me Slaven Belupon.

03/17/2019 21:44

Vuçiq: Falë meje sot nuk e kemi Kosovën në OKB