Sporti

Ylli i Juventusit: Dua një skuadër angleze në short

12/14/2019 08:34
nga:M K

Të hënën hedhet shorti për raundin e 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve, derisa të njejtin e ka komentuar edhe futbollisti i Juventusit, Mattia De Sciglio.

Mbrojtësi “azzur” në një prononcim për Sky Sport ka komentuar garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, derisa ka shtuar faktin se në raundin e parë të eliminimit direkt dëshiron të përballet me një skuadër angleze, pasi i pëlqen të luaj ndaj tyre, shkruan GazetaBlic.

“Me cilin ekip nuk do të doja të përballesha? E vështirë të thuhet, nëse duam të arrijmë deri në fund, do të duhet të përballemi me të gjithë herët ose vonë. Do të më pëlqente të sfidoja një skuadër angleze, më pëlqen të luaj kundër tyre”, ka thënë fillimisht ish-mbrojtësi i Milanit.

“Kemi humbur vetëm një ndeshje dhe jemi dy pikë larg vendit të parë. Jemi akoma afër dhe hyjmë gjithmonë në fushë për të fituar”. “Në Itali çdo ndeshje është e vështirë. S’jeni të sigurt për asgjë. Si Interi, ashtu edhe Lazio, po tregojnë se janë konkurrentë për titullin”, ka deklaruar ai për Sky Sport.

/GazetaBlic/

03/28/2020 10:58

Brazilianët e Juventusit largohen nga Torino