Sporti

Ylli i Gjermanisë nuk do të luajë ndaj Francës në ndeshjen e Euro2020

06/06/2021 15:48
nga:Lorik J

Kombëtarja e Gjermanisë ndeshjen e parë në Euro2020 do ta luajë ndaj Francës.

Gjermania dhe Franca takohen me 15 qershor të këtij viti, në ndeshjen e parë të kampionatit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Para kësaj ndeshjes, Gjermania ka marrë një lajm aspak të mirë – pasi trajneri Joachim Low ka konfirmuar se Leon Goretzka mund të mungojë në ballafaqimin e parë.

“Leon Goretzka nuk ka përfunduar asnjë stërvitje me ekipin. Atij do t’i duhen edhe disa ditë – mbase edhe një javë – për t’u rikthyer në stërvitjen e ekipit, “tha Löw.

“Ai ndoshta nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë kundër Francës dhe do të duhet të kthehet gjatë kampionatit evropian”, përfundoi Low.

/GazetaBlic Sport