Sporti

Ylli i Dortmundit do të mungojë në derbin ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve

02/11/2019 16:56
nga:Lorik J

Dortmundi do të jetë pa golashënuesin kryesor për ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve kundër Tottenhamit.

Tottenham do të luajë ndaj Dortmundit të mërkurën në sfidën e parë çerekfinale të kompeticionit më të madh evropian, shkruan GazetaBlic.

Reus, i cili ka shënuar 17 gola në të gjitha garat për Dortmundin u zëvendësua gjatë javës së kaluar gjatë humbjes së DFB-Pokal ndaj Werder Bremen dhe gjithashtu nuk luajti në ndeshjen e fundjavës kundër Hoffenheim.

Në mungesë të Reus, Dortmund do të kthehet te Paco Alcacer dhe Jadon Sancho për ndeshjen e ardhshme, të cilët do të udhëheqin sulmin.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic/