Përveç humbjes 2-5 kundër West Bromwich Albion këtë të shtunë, Thomas Tuchel mund të përballet edhe me probleme tjera.
Trajneri i Chelseat mund të mos llogarisë në shërbimet e sulmuesit, Christian Pulisic, i cili shënoi golin e parë në ndeshjen e fundjavës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Christian vrapoi me shpejtësi kur u kthye në pjesën e dytë dhe tha se mendonte që kofsha e tij është e dëmtuar. Ne duhej të merrnim vendimin për ta zëvendësuar atë menjëherë”, tha trajneri Thomas Tuchel pas ndeshjes.
Reprezentuesi amerikan u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë dhe është në dyshim për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër FC Porto, të mërkurën në Seville.
/GazetaBlic Sport


