Sporti

Ylli i Barcelonës pranon kushtet e PSG-së, ditëve të ardhshme nënshkrimi

12/12/2018 17:09
nga:M K

Ivan Rakitic sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona.

Kështu flasin mediat nga Spanja, të cilat mesfushorin fantastik kroat e lidhin me një marrëveshje me kampionin aktual francez, shkruan GazetaBlic.

Sipas tyre, fantazisti i përfaqësueses nga Ballkani, ka nxjerrë në shitje shtëpinë në Barcelonë, derisa vajzën e ka regjistruar në një shkollë të Parisit.

Tre vitet e fundit ai ka qenë njëra prej figurave kryesore të klubit, derisa largimi i tij do të thoshte shumë për Valverden.

Githsesi mbetet të shihet sesi do të rrejdhin gjërat në afatin kalimtar veror të vitit 2019.

Ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim lidhur me këtë operacion transferimi.

/GazetaBlic/

10/13/2019 14:13

Rakitiç i vendosur të largohet, gjiganti italian favorit për të siguruar shërbimet e kroatit