Sporti

Ylber Kastrati ia dedikon Shukri Sylejmanit fitoren e Gjilanit ndaj Llapit

09/23/2020 19:20
nga:Lorik J

Në mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë Shukri Sylejmani, Presidenti historik i klubit të Gjilanit.

Sylejmani padyshim se është ndër personat që ka dhuruar shumë për sportin kosovar, duke kontribuar në forma të ndryshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e tij, Gjilani sot luajti në Superligën e Kosovës ndaj Llapit – ku edhe fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1, me golin e Darko Nikaç.

Kapiteni i skuadrës së Gjilanit, Ylber Kastrati ia ka dedikuar këtë fitore Sylejmanit.

Ja postimi i Ylber Kastratit: