Showtime

Yjet e artit kujtojnë George Floyd dhe tjerë viktima të racizmit në ‘Bet Awards’

06/29/2020 10:35
nga:N S

Çmimet ‘BET 2020’ nuk do të përfundonin pa adresuar vdekjen e George Floyd, Breonna Taylor, Atatiana Jefferson, Ahmaud Arbery, Tony McDade, Rayshard Brooks, Elijah McClain dhe një numër të madh të burrave dhe grave me ngjyrë të vrarë nga policia amerikane, shkruan HollywoodReporter.

Gjatë spektaklit të 28 qershorit 28 qershorit, një numër i yjeve televizive – Spike Lee, Viola Davis, Tracee Ellis Ross, Michael B. Jordan e më shumë lexuan një listë të emrave. Këto ishin ashtu siç tha në fund bashkëthemeluesi i ‘Black Lives Matter’, Patrisse Cullors, vetëm një pjesë e “pandemisë 400-vjeçare të njohur si racizëm”.

Të presësh në çmimet ‘BET’ të mos flitet për vrasjet e fundit do të ishte marrëzi, veçanërisht pasi ata bën thirrje për veprim pas vrasjeve të George dhe Breonna. Shfaqja tregoi se gjërat do të bëhen politike kur, më 24 qershor, ata njoftuan se Black Thought, Questlove, Nas, YG dhe Public Enemy do të bashkoheshin në listën e artistëve të mëdhenj që morën pjesë në edicionin e 22-të të ‘Bet Awards’. /Lajmi.net/