Lamine Yamal, lojtari më i mirë në ndeshjen Spanjë-Francë dhe autori i golit të bukur të barazimit për spanjollët dha një intervistë të shkurtër për mikrofonat e UEFA-s menjëherë pas ndeshjes.
“Gjëja më e rëndësishme është finalja. Ishte një ndeshje e vështirë, u përpoqa të përqendrohesha te goli dhe më pas shkoi mirë, shkoi mirë topi dhe tani po mendoj vetëm për fitoren për të sjellë në shtëpi trofeun”, tha Yamal.
Yamal u bë futbollisti më i ri që ka shënuar ndonjëherë në një Kampionat Evropian.
/GazetaBlic Sport