Lamine Yamal dhe Arda Guler konfirmuan në Euro 2024 se janë një nga talentet më të mëdhenj në futbollin botëror.
Yamal u bë golashënuesi më i ri në Kampionatin Evropian pasi shënoi një gol të shkëlqyer në gjysmëfinale kundër Francës. 16-vjeçari spanjoll ka edhe 3 asistime.
Guleri, nga ana tjetër, ishte forca shtytëse e Turqisë për të arritur në çerekfinale të Euro 2024. Ai shënoi një gol dhe 2 asistime.
Ky është vetëm kampionati i dytë europian ku dy adoleshentë kanë shënuar dhe asistuar. Rasti i mëparshëm ishte në Euro 2004 kur Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney bënë diçka të ngjashme.
/GazetaBlic Sport