Euro2024

Yakin: Jemi mësuar të krijojmë probleme për të mëdhenjtë, njëjtë vlen dhe për Anglinë

07/06/2024 15:13
nga:E K

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin është shprehur bindës së skuadra e tij do të korr fitore sonte në çerekfinalen e EURO 2024-shit ndaj Anglisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Yakin tha se Zvicra është mësuar të krijojë për të mëdhenjtë, si kundër kampionëve në fuqi ‘Italia’ dhe ‘mikpritësve’ të Gjermanisë, shkruan Klankosova.tv.

Kështu, thotë ai, se do të jetë njësojë edhe kundër Anglisë.

“Nuk e dimë se çfarë po përgatit Anglia për ne, por kemi shumë cilësi, jemi në formë dhe të sigurt. Tashmë kemi treguar se mund të krijojmë probleme për të mëdhenjtë, si kundër kampionëve në fuqi ‘Italia’ dhe ‘mikpritësve’ të Gjermanisë: do të jetë njësoj ndaj Anglisë”, tha trajneri i Zvicrës.

“Po e shijojmë këtë moment, jemi të lumtur dhe punojmë bashkë drejt të njëjtit qëllim. Po sikur të jetë ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime? Tashmë më kanë kërkuar këtë tri herë, shpresoj të më pyesni edhe dy herë përpara se të largoheni nga Gjermania”, u shpreh ai.