Geek

Xiaomi prezanton pesë produkte të reja

11/21/2017 13:07
nga:M H

Kompania Xiaomi ka prezantuar pesë prodhime të reja, në mesin e të cilave është kamera Mi Sphere 360 shkallë, kompleti Mi Robot, bateria për mbushje dhe dy kufje.

Kamera Mi Sphere kushton 299 dollarë dhe xhiron në panoramën 360 shkallë me 23.88 MP, që do të thotë se mund të xhirojë në rezolucionin 3.5K.

Kamera është rezistuese ndaj pluhurit dhe ujit.

Mi Robot Builder iu mundëson përdoruesve të krijojnë njërin nga tre robotët e mundshëm prej 978 pjesëve.

Pas krijimit të robotit, mundësohet marrja e aplikacionit për telefon dhe ai të programohet më tej, transmeton KosovaPress.

Roboti vjen me bateri të kapaciteteve të larta.

Xiaomi po ashtu ka në ofertë edhe dy lloj kufjesh, Xiaomi Mi Headphones me çmim prej rreth 130 dollarësh dhe radiatorin pasiv me përvojë Hi-FI.

Xiaomi Mi In-Ear Pro do të kushtojnë 25 dollarë.

Pajisja e fundit e prezantuar nga Xiaomi është Xiaomi Power Bank Pro, bateri e fuqishme eksterne prej 10000 mAh, me çmim prej 29 dollarësh.

07/12/2017 11:50

Produktet e Devolli Corporation çertifikohen nga IFS