Sporti

Xhudistet kosovare urohen nga ministri Kujtim Gashi

11/17/2017 19:52
nga:A. R.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka uruar dy xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi për medaljet e arta të fituara në Grand Prix që po mbahet në Hagë të Holandës.

“Fitoret e Norës ndaj gjermanes Theresa Stoll në kategorinë 57kg, respektivisht Distrias kundër spanjolles Estrella Lopez Sheriff, në kategorinë 52kg, janë një sukses i jashtëzakonshëm për xhudistet tona dhe ua lehtësojnë rrugën për në Lojërat Olimpike të Tokios që do të mbahen më 2020-tën”, tha ministri Gashi.

“I uroj Norën, Distrian, trajnerin Kuka, drejtuesit e Federatës së Xhudos, për suksesin e arritur. Puna e juaj duhet të jetë model edhe nxitje për të gjithë ne”, u shpreh ministri Kujtim Gashi.

Ministri Gashi, gjithashtu u shpreh se ngadhënjimi i dy xhudistëve tona është një lajm i mirë jo vetëm për xhudon kosovare,   por është një sukses që e mirëpret i tërë vendi ynë.

“Sukseset dhe fitoret e xhudisteve tona jo vetëm që na gëzojnë por edhe na bëjnë të ndjehemi të gjithëve krenarë. Tashmë ky sukses është një konfirmim se rezultatet që kemi në sportin e xhudos nuk janë një rastësi por se kemi ndërtuar një traditë dhe jemi model edhe për vendet tjera shumë më të mëdha dhe më të fuqishme ekonomikisht se Kosova”, theksoi ministri.

Ministri Gashi bëri të ditur se, federatat sportive dhe sportistët do të përkrahen nga kjo ministr edhe në të ardhmen në bazë të rezultateve që ata do të arrijnë.

11/13/2019 14:35

Ministri Gashi i shpreh ngushëllime familjes për vdekjen e regjisores Arzana Kraja