Lajme

Xhevdet Pozhari: Fituesi i zgjedhjeve tashmë dihet, mbetet të shihet sa do të jetë përqindja!

1 vitë më parë
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Xhevdet Pozhari, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”, ka folur në lidhje me mandatin katër-vjeçar të qeverisë Kurti.

Pozhari tha se kjo Qeveri nuk ishte tipike jo vetëm shkaku i numrave por edhe shkaku i rrethanave nëpër të cilat kaloi vendi.

Ai tha se të njëjtit do ta përdorin argumentin e pandemisë si justifikim por se sa do të mirkuptohen nga qytetarët, mbetet të shihet.

“Secila Qeveri premton shumë përpara se të vij në pushtet dhe më pas përkujdeset se si t’i arsyetojë nëse në raste të caktuara ka dështu në përmbushjen e disa objektivave por duhet të kemi parasysh se kësaj radhe nuk kemi patur një qeveri tipike, jo vetëm shkaku i numrave në parlament dhe fuqisë së saj por edhe shkaku i rrethanave nëpër të cilat kemi kalu jo vetëm si vend por edhe në përgjithësi si kontinent. Shkaku se dolëm menjëherë nga faza e pandemisë në vitin e parë të kësaj qeverie, ishte një situatë krejtësisht ndryshe nga e kaluara. Me pas filloi edhe lufta në Ukrainë, trazira në rajonet e tjera, gjë që e vështirësoi situatën. Ne kishim probleme edhe me furnizim me produkete bazike siç ishte furnizimi i grurit dhe në këtë kontekst kjo Qeveri besoj se do t’i përdorë edhe këto argumenta për të justifikuar, por sa do të mirkuptohen ato nga qytetarët varet se si ajo do të përkthehet në votim”

Pozhari foli edhe në lidhje me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve gjatë këtij viti në Kosovë.

Ai tha se tashmë fituesi dihet dhe lufta është për vendin e dytë.

“Eshtë mirë që në një shtet demokratik të ketë gadishmëri për të realizuar zgjedhje, mirëpo në zgjedhje opozita është e gatshme të shkojë kur ka gjasa që të jetë fituese. Tashmë edhe ata vetë e dinë që nuk do të jenë të parët, por gjithë pretendimi është që mos ta lejojnë zotin Kurti të ketë shumicën që e ka në këtë mandat, që më pas atyre t’iu krijohen kushtet që të formojnë Qeverinë. Në këto rrethana besoj se do të kishte shumë pak ndryshim, eventualisht do të dallonte vendi i dytë me të tretin, por të paktën në bazë të sondazheve dhe disponimit fituesi dihet por se sa do të jetë përqindja kjo mbetet të shihet” deklaroi Pozhari për “Gazeta Blic”