Sporti

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Stoke City, këto janë tri klubet që e duan gjilanasin

04/19/2018 16:42
nga:A. R.

Pa as një lloj dyshimi ky ka qenë sezoni më i mirë i Xherdan Shaqirit në këto 5 vitet e fundit, shkruan Gazeta Blic

Lojtari i lindur në Zhegër të Gjilanit ka dhuruar paraqitje fantastike për skuadrën e tij Stoke City, ani pse ekipi i tij nuk ka marrë shumë pikë këtë sezon dhe rrezikon largimin nga Premier Liga, vet 26 vjeçari është dalluar shumë.

7 gola deri me tani në 32 paraqitje dhe 6 asistime tregojnë çartë për formën e mirë që po kalon “Messi i Zvicrës” në elitën e futbollit anglez.

Xherdan Shaqiri duke e festuar një nga golat e shënuar këtë vit në Premier Ligë

Duke e parë që Stoke City, është drejt rënies nga Premier Liga, sipas gjitha mediave angleze ky do të jetë viti i fundit i kosovarit tek “The Potters”.

Klubet të cilat kanë shprehur interesim për Shaqirin janë. Southampton dhe Everton në Angli, dhe skuadra e La Ligës spanjolle Real Betis.

Çdo klub i cili e dëshiron gjilanasin duhet t`i paguaj skuadrës së Stoke Cityt së paku 25 milionë funte.

Vlera e Shaqirit mund të rritet në varësi të paraqitjeve të tij në kampionatin botëror “Russia 2018”./Gazeta Blic

10/25/2019 22:55

Leicesteri shkatërron totalisht Southamptonin, 0-9