Sporti

Xherdan Shaqiri pjesë e rekordit historik të Liverpoolit

12/06/2018 14:38
nga:M K

Skuadra angleze po vazhdon të shkëlqejë në këtë stinor të Premier Ligës.

Liverpooli arriti një fitore të rëndësishme mbrëmë, teksa triumfoi në udhëtim ndaj Burnley me rezultat 3-1, transmeton GazetaBlic.

Ndryshimet në formacion nga Jurgen Klopp vështirësuan lojën e The Reds, por inkuadrimi i Mohamed Salah dhe Roberto Firminos, ktheu gjithçka në rrugë të mbarë për ekipin nga Anfield.

Liverpool tashmë është në kuotën e 39 pikëve, pas 15 javësh të luajtura.

Asnjë humbje për ta deri në këto momente, duke arritur plot 12 fitore dhe tre barazime.

Fitorja e arritur mbrëmë ndaj Burnleyt, ka kompletuar rekordin historik për Liverpoolin, që shënon startin më të mirë të një stinori në historinë e klubit.

12/15/2018 01:01

Moti ‘befason’ vikendit