Lajme

Xhemajli: Kryeministri po tenton të përvetësojë projektet e PDK-së

09/14/2020 15:33
nga:Sh Xh

Deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli ka akuzuar kryeministrin Hoti se po i prezanton projektet e PDK-së si të tijat, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në facebook, Xhemajli tha se ishte PDK iniciatorja e ndërtimit të shkollës “Haradin Bajrami” e jo Hoti siç kishte deklaruar kryeministri.

Ai ka bashkangjitur një fotografi të ish ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami ku në vitin 2016 kishte hedhur gurthemelin e kësaj shkolle.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

Kryeministri Avdullah Hoti ka zgjedhur pikërisht ditën e rifillimit të mësimit nëpër shkolla për t’u mburrurr me projektet e PDK-së. Në përurimin e shkollës fillore “Haradin Bajrami” në Magurë të Lipjanit, Hoti paska thënë se “ai kishte qenë iniciator i ndërtimit të kësaj shkolle”. Por, e vërteta është tërësisht ndryshe.

Gurëthemelin e kësaj shkolle me 11 nëntor të vitit 2016 e kishte vënë ish ministri i arsimit nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami. Ishte pikërisht iniciativë dhe premtim i PDK-së, se kjo shkollë do të jetë moderne dhe do të ofrojë kushte të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, çfarë i ka sot.

PDK-në e gëzon fakti që ky projekt, të cilin e ka nisur dhe është angazhuar shumë për të, tashmë ka përfundur dhe në këtë fillim të ri shkollor, nxënësit e mësimdhënësit do të kenë kushte më të mira për zhvillimin e mësimit.

PDK e kupton edhe mashtrimin e kryeministrit dhe tentimin e tij për përvetësimin e projekteve të tilla, sepse gjatë 100 ditëve të qeverisjes së tij, ai nuk ka as një projekt me të cilin mund të mburret, përveç një numri të madh dështimesh dhe zhgënjimesh.

Kryeministri Avdullah Hoti ka zgjedhur pikërisht ditën e rifillimit të mësimit nëpër shkolla për t’u mburrurr me…

Publiée par Bajrush Xhemaili sur Lundi 14 septembre 2020

10/09/2020 18:22

Ambasada Amerikane u tërhoq nga monitorimi i përzgjedhjes së kryeprokurorëve, vjen reagimi nga Avdullah Hoti