Lajme

Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town” ka mbet fikall!

11/21/2024 22:46
nga:G B

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka komentuar fjalimin e presidentes Osmani të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës. 

Xhemaili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur presidenten Osmani ‘kaskadere politike’.

“Është totalisht e parëndësishme kjo gati kërkimfalja e Presidentes, përveç që është e vonshme. Kaskaderja politike nesër është në gjendje me lyp edhe në PDK me hy, nëse i konvenon për të mbetur në atë karrige. Ajo kërkon mesitni aty ku e sheh që ka flirtim partish si VV me PDK, ose VV me LDK. Vjosa e vë Kosovën mu në tavolinë bixhozi all in, vetëm për të mbetur në karrige!

“New sheriff in town” ka mbetur fikall!”, ka thënë Xhemaili.