Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Selver Xhelili, thotë se fushata ishte e gjatë por e mirë, ai ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë frymë demokratike, raporton GazetaBlic.
Xhelili në një intervistë për GazetaBlic thotë se kanë parë një eufori të madhe tek të gjithë qytetarët që kanë mbështetur plan programin e Bedri Hamzës, pasi që sipas tij kanë plan programin më të mirë.
“Kjo fushatë ishte një fushatë e gjatë, ishte një fushatë e mirë. I falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë frymë demokratike, dhe shpresoj që këto 3-4 ditë që po vin drejt përfundimit të fushatës do të jenë të mira dhe do të garojmë me 9 shkurt, le të fiton kush është më i miri që është PDK. E kemi parë një eufori që të gjithë qytetarët e Kosovës kanë mbështetur plan programin e Bedri Hamzës, kemi një program më të mirë se kundër kandidatëve tjerë”, tha ai.
Gjithashtu ai thotë se të gjithë qytetarët e Kosovës kanë vendosur t’i besojnë Bedri Hamzës si kryeministër, pasi që sipas tij çdo herë, çdo gjë që ai e ka premtuar e ka realizuar.
“Kemi një kandidat për kryeminsitër i cili e ka dëshmuar vetën shumë herë si ministër dhe në pozicionet që kanë qenë më herët. Të gjithë qytetarët e Kosovës kanë vendosur që t’i besojnë Bedri Hamzës, për shkak se Bedri Hamza çdo herë, çdo gjë që e ka premtuar e ka realizuar dhe besoj që të gjitha ato premtime që i ka në kuadër të planprogramit do ti zbatoj në qeverinë në ardhje”, shtoi Xhelili.
Sa i përket gjuhës që ka përdorur kryeministri Kurti, Xhelili thotë se ai është në panik dhe se e ka kuptuar që Bedri Hamza është kandidati potencial për kryeministër.
Ai thotë se janë duke luftuar për vendin e parë dhe se janë në luftë me VV-në por shton se PDK-ja është në avantash sepse qytetarët cdo ditë po ia kthejnë shpinën Kurtit.
“Kryeministri është në panik, i ka parë sondazhet, ai po e kupton që planprogrami i Bedri Hamzës dhe se ai është kandidati potencial për kryeministër dhe deklaratat e Kurtit janë në gjendje paniku, por PDK nuk do të merret me akuza por me planprogramin dhe ai po mbështetet nga të gjithë qytetarët e Kosovës, andaj 9 shkurti do ta gjejë fituese PDK-në. Ne jemi duke luftuar për vend të parë. Jemi në ‘luftë’ me VV-në dhe jemi në avantazh, sepse qytetarët çdo ditë po ia kthejnë shpinën”, përfundoi ai.


