• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Xhelili: Bedri Hamza është çelësi i zhvillimit, qeveria aktuale ka dështuar Anamoravën

01/11/2025 19:33
nga:G C

Selver Xhelili, kandidat për deputet nga PDK me numrin 83, ka vlerësuar Bedri Hamzën si ministrin më të suksesshëm në Kosovë.

Ai në Blic Interview me Astrit Gashin ka theksuar se plani i tij program ka opsione të ndryshme që do të përmirësojnë kushtet për bizneset dhe do të ofrojnë garanci për investime të sigurta.

“Bedri Hamza ka qenë ministri më i sukseshëm në Kosovë, ai ka një plan program i cili po ofron opsione të ndryshme në të mirë të bizniseve. Do të kemi edhe garancione të mëdha për të investuar në Kosovë sepse do të jenë të sigurt për një jetës sa më të mirë”.

Xhelili po ashtu i ka drejtuar kritika Qeverisë aktuale për mungesën e investimeve dhe premtimeve të paplotësuara, veçanërisht për Anamoravën.

Ai ka shtuar se qytetarët e këtij rajoni do ta ndëshkojnë Qeverinë me votë për dështimet e saj.

“Anamorava është një shtysë kryesore që unë kandidojë për deputet, sepse e dijmë shumë mirë që në këtë Qeveri aktuale, nuk kanë bërë asnjë të mirë për Anamoravë. Dua nga ata që t’ma besojnë votën e tyre sepse do të jem një deputet potencial që do t’i mbrojë interesat e Anamoravës”, tha Xhelili.

“Qeveria aktuale i ka 7 deputet nga Anamorava, por edhe qytetarët e kanë parë se nuk e kanë ngritë asnjëherë zërin për kërkesat e tyre. Edhe premtimet që i ka bërë për Anamoravë, nuk janë realizuar as për 10%.Nuk kanë bërë asnjë investim kapital dhe për këtë edhe do të ndëshkohen me votë”, shtoi ai.

Sipas tij, PDK-ja është duke u forcua në Anamoravë, dhe me Bedri Hamzën si kryeministër, Kosova do të ketë një jetë më të mirë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Partia Demokratike në Anamoravë, ka reflektuar dhe është në ngritje, kjo po shihet edhe nga qytetarët e komunës së Gjilanit. Ne jemi të gjithë së bashku ku po e çojmë PDK-në aty ku duhet, me PDK-në, shumë investime kanë ndodhur në Gjilan”.

“Bedri Hamza, mund të jetë në koalicion me opozitën sepse edhe plan programet i kanë më të përshtatshme, ndërsa me VV’në zhvillimi ka stagnuar shumë herët. Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova do ta ketë një jetesë më të mirë”, tha Xhelili në Blic Interview.