Lajme

Xhelal Sveçla: Si u sollën këto vota në Kosovë?!

10/13/2019 18:37
nga:Gazeta Blic

Në lidhje me dyshimin se sot janë helmuar 26 zyrtarë të KQZ-së nga votat e ardhura nga Serbia, reagoi edhe Xhelal Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në llogarinë e tij të Facebook-ut ai shkroi se organet përgjegjëse duhet t’i shkojnë deri në fund hetimeve rreth këtij rasti dhe se kjo është dëshmi që Serbia po e shfrytëzon secilin rast për të ndikuar në punët e brendshme të Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

” Ngjarja e sotme, ku 26 persona u helmuan duke numruar votat e ardhura nga Serbia, dëshmon edhe njëherë që, çfarëdo mundësie që i lihet Serbisë për të ndikuar në punët e brendshme të Kosovës, pa kurrfarë hezitimi e ndruajtje ajo do ta shfrytëzojë, edhe me mjete kriminale e terroriste”.

“Shteti i Kosovës duhet të forcojë sovranitetin mu duke u larguar nga Serbia. Institucionet e sigurisë dhe drejtësisë duhet sa më parë dhe në plotni të hetojnë rastin, por edhe të informojë qytetarët mbi situatën”.

“Sa për fillim të përgjigjen në pyetjen se si u sollën këto vota në Kosovë? Përmes MUP-it serb e doganës së Kosovës, përmes xhandarmërisë dhe kontrabanduesve serbë me autoambulancë apo përmes postës sē Serbisë dhe postës së Kosovës?”.

“Kur fëmijët shqiptarë u helmuan nëpër shkolla në vitin 1991, sigurinë e kishte në dorë policia e Serbisë së Millosheviqit. Tash kur helmohen zyrtarë të KQZ-së, dhe dëmtohet procesi i votimit, policia dhe prokuroria janë të Kosovës. Duke zbuluar rastin deri në fund dhe duke sjell përgjegjësit para drejtësisë, këto institucione dëshmohen profesionale dhe të pavarura”.

“Poashtu le të shpresojmë dhe urojmë që gjendja e të helmuarve të përmirsohet dhe pa pasoja”.