Tifo-grupi “Xhebrailat” kanë reaguar pas zhvillimeve të ditës së sotme në ndeshjen Ballkani – Llapi.
Kjo ndeshje u shoqërua edhe me ndërprerje e tensione, me tifo-grupin “Xhebrailat” që u përjashtuan nga stadiumi, përcjell GazetaBlic Sport.
Ata ofenduan dhe fyen trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, pas një “përplasje” që kanë pasur mbrëmë poashtu në rrjetet sociale.
Më pas, pjesa e dytë u shty për rreth 30 minuta, për faktin që ishte e nevojshme që të zbrazët i gjithë stadiumi.
Trajneri Batatina pas ndeshjes i akuzoi tifozët në fjalë për mungesë kulture, kurse po të njëjtit kanë reaguar publikisht para pak minutash për ngjarjet e ditës së sotme.
Në reagimin e tyre thuhet se nuk janë aspak pro dhunës dhe fyerjeve, por sot ato ishin të pashmangshme. Ata thanë se ky qytet ka shumë dëshmorë dhe se nuk i tolerojnë fyerjet në baza etnike.


