Sporti

“Xhebrailat”-FFK’së: Ju po qëndroni në zyre, ndërsa ne e përkrahim klubin në mënyra absurde!

09/23/2020 19:30
nga:Lorik J

Tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat” i kanë reaguar ashpër Federatës së Futbollit të Kosovës pas ndeshjes ndaj Feronikelit.

Ata theksojnë se Federata duhet t’i lejojë tifozët në stadiume, pasi po lejojnë grumbullin e tyre edhe jashtë stadiumit deri në 1000 persona, shkruan GazetaBlic Sport.

Ata kërkojnë që të hapen dyert e stadiumeve, të paktën për një numër të caktuar.

Ja njoftimi i tyre:

“FC BALLKANI 3-2 KF Feronikeli

-Çka është e tepërt është e tepërt.

-Federates nuk po i pengon ta shikojnë lojën afro 1000 persona jashtë stadionit, kurse po i pengon ti hap portat e tribinës.

-Duke e përkrahur klubin në mënyra absurde dhe aspak të përshtatshme, kurse ata qëndrojnë nëpër zyre të federatës.

-Keni kopjuar në çdo rregullë në ligat Europiane për parandalimin e tifozëve, tani ka ardhur koha ti kopjoni Holandezët dhe Francezët që kan hapur tribinën për një shifër të caktuar”, shkruajnë ata në Facebook.

/GazetaBlic Sport/