Lajme

Xhavit Haliti tregon se cilat janë qëllimet e Rusisë edhe në rast të marrëveshjes Kosovë-Serbi

06/30/2020 20:54
nga:A. R.

Ish-nënkryetari i Kuvendit, tani anëtar i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Rusia po e përdorë Kosovën si mjet për t’i realizuar planet e veta, shkruan Gazeta Blic.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare të tij, Haliti thotë se qëllimi rus është të shkojë përtej pakos së Ahtisarit.

Madje, sipas tij, edhe në rast të ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, Rusia do ta pengojë anëtarsimin e Kosovës në OKB.

“Rusia do të vazhdojë ta përdorë Kosovën për planet e veta dhe për pazare me ish-republikat e Bashkimit Sovjetik”, ka shkruar Haliti.

Shkrimi i plotë nga Xhavit Haliti:

Rusia po e përdorë Kosovën si mjet për t’i realizuar planet e veta. Synimi i saj është të gjejë zgjidhje për Kosovën jashtë planit të Ahtisarit.

Rusia po kërkon me çdo kusht që zgjidhja të jetë jashtë kornizave të planit Ahtisari.

Ajo nuk dëshiron normalizim të raporteve Kosovë – Serbi, por ta vendosë në tavolinë statusin e Kosovës.

Rusia ka arritur t’i bindë disa shtete të botës, se nuk janë biseda për normalizim të marrëdhënieve, për këtë arsye disa shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Politika ruse, për ta hapur nga e para statusin e Kosovës jashtë planit të Ahtisarit, do të ketë pasoja për integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Edhe në rast se do të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, Rusia përsëri nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Rusia do të vazhdojë ta përdorë Kosovën për planet e veta dhe për pazare me ish-republikat e Bashkimit Sovjetik. XHH

Rusia po e përdorë Kosovën si mjet për t’i realizuar planet e veta. Synimi i saj është të gjejë zgjidhje për…

Publiée par Xhavit Haliti sur Mardi 30 juin 2020