• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Xhavit Haliti: S’ka asnjë dëshmi që FARK-u ka ekzistuar ndonjëherë!

01/18/2019 23:23
nga:FL.B

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka hedhur poshtë mundësinë e ekzistimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), shkruan GazetaBlic.

Ai në emisionin ‘BlicInterview me Astrit Gashin” derisa po diskutonin për Dhomat e Specializuara është pyetur rreth asaj se çfarë mendimi ka për partitë të cilat po shpresojnë që specialja të ndikojë në politikë derisa është folur edhe për krahun e luftës të themeluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që njihet me shkurtesën FARK.

Për këtë Haliti është shprehur se nuk është në dijeni që ndonjëherë ka pasur FARK apsi sipas tij nuk ekzison as një argument i vetëm për këtë punë.

“Po tani ne politikat dhe dëshirat i shprehim në mediume për çdo ditë dhe i kemi parë që nga dita e parë dhe i kemi parë që nga dita e parë e çlirimit të Kosovës, prandaj këto çështje nuk duan koment shumë, këto shihen dhe dihen.
Po në qoftë se ka argumente atëherë pse mos me thënë?

(*LDK-ja po ashtu e kishte krahun e saj të luftës)

– Kur e ka pas? Nuk e di që ka pas! Nuk ka asnjë argument që ka pasur FARK. Mirë që kanë luftuar por FARK nuk ka pasur, ata që kanë luftuar, në rregull. Po s’ka pasur punë, unë e di më mirë se çdokush se çfarë ka qenë FARK-u.

(Por ju ia keni pranuar statusin e veteranëve ushtarëve të FARK-ut?)

Që do me ta shpejgu se çka është FARK-u, unë ta shpjegoi. Në qoftë se do statusin e veteranëve unë s’mund t’ia ndalojë asnjë njeriu që i ka plotësuar kushtet dhe standardet me ligj për të qenë veteran. Ky është ligj i Kuvendit të Kosovës nuk është ligji im.

Në qoftë se ligji është i keq, atëherë hajde ta ndryshojmë, janë deputetët e Kuvendit të Kosovës, le ta propozon Qeveria, në rregull jemi.

(E kemi Anton Çunin, që ka marrë pjesë në luftë dhe ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës)

Mirë de mirë, nuk e di ku ka qenë por e di unë shumë mirë çka ka bo, dhe ku ka qenë. Nuk po them që s’kanë luftuar, ai është deputet i LDK-së, ka mundur të jetë edhe deputet i AAK-së….

(Por kanë luftuar)

Unë kam qenë atje, ata e dinë, grupi që ka qenë truprojë dhe pjesa që kanë qenë të ndarë nga UÇK-ja, kanë bërë një marrëveshje të përbashkët për t’u bashkuar dhe kanë luftuar sa kanë luftuar….

(Po thoni që FARK-u do të jetë i pastër nga Gjykata Speciale)

Jo nuk e di. Për luftë askush nuk duhet të jep llogari, pse ka luftuar kundër Serbisë, askush nuk del në Gjyq. Në qoftë se ka bërë krime lufte, dhe krimet e luftës dallojnë – çka është krimi i luftës ajo dihet, nëse e arreston dikë dhe e lë pa ujë, në qoftë se e len pa u pastruar, pa mundësinë me fjet, në qoftë se e torturon, në qoftë se e detyron me punuar, në qoftë se e rrah, të gjitha këto janë krime lufte, në qoftë se e vret pa gjyq, edhe këto janë krime lufte, në qoftë se e vret kur ta dorëzon armën edhe ky është krim lufte, sepse sipas Konventës së Gjenevës, dhe tash unë nuk e di kush për çka është akuzuar por në ligjet e luftës këto janë të përshkruara,” – ka shtuar Haliti në “BlicInterview”.

/ © GazetaBlic /

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai