Lajme

Xhavit Haliti i ashpër ndaj Korab Sejdiut: Hera e fundit që ofendon!

04/15/2019 14:12
nga:L H

Sot gjatë seancës së Kuvendi ka lindur një përplasje ndërmjet nënkryetarit Xhavit Haliti dhe deputetit të Pavarur, Korab Sejdiut.

Ishte deputeti i Nismës, Milaim Zeka i cili i kërkoi Halitit që t’ia japë fjalë deputetit Korab Sejdiut. E Haliti tha se nuk i takon ligjërisht. Por që do ta lejojë të flasë si ekspert në fushën e drejtësisë.

‘’E humbi të drejtën me ia dhënë fjalën. Nuk i takon fjala, por meqë është jurist i mirë, mund të ketë mendime të mira. Zotëri Korab urdhëro’’, tha Haliti.

Ndërsa Korab Sejdiu ia ktheu ndryshe.

‘’Si specialit që më ngrite lart, unë duhet të them që ti e ki gabim. Se mua më takon fjala. Se kam ndërmend me të falënderu për të drejtën që më takon’’, i tha Sejdiu.

Menjëherë pasi deputeti kreu fjalën, Haliti iu përgjigj duke i thënë se është hera e fundit që ofendon.

‘’Ti s’je kryetar i Grupit Palramentar, ta kam dhënë fjalën se kishe po thu dicka, e jo me ofendu. Është hera e fundit që ofendon në kushtet që unë ta japë fjalën ‘’, tha Haliti.