Lajme

Xharra kështu e kritikon gazetarin Qani Mehmedi edhe në ditën e tij të vdekjes (FOTO)

07/18/2017 23:09
nga:Gazeta Blic

Kur gjithë personalitetet e shquara publike, gazetarë, politikanë e publicistë, e kanë nderuar veprën e Qani Mehmedit, gazetarja Jeta Xharra ka zgjedhur ta kritikojë.

Ajo nuk ka kursyer as ditën e vdekjes së Mehmedit, për t’i kujtuar fjaltë e tij, që sipas Xharrës, ai i ka thënë për BIRN’in.

‘Disa prej nesh do ta mbajnë mend edhe si njeriun që na tha se raportet tona(BIRN-it) janë ‘të ziera në kuzhinat e Beogradit!’ Apo, nuk duhet të thuhen krejt të vërtetat kur vdes dikush, vetëm të mirat? Nëse është kështu më fal që po e prishi bontonin e mortit’, ka komentuar Xharra në profilin e Dita Saraçini Kelmendit.

Mehmedi ka ndërruar jetë sot në orët e mëngjesit pas një sëmundje të rëndë. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin e tij të lindjes në Maqedoni.

01/29/2019 18:27

Jeta Xharra i reagon ‘ashpër’ kryeministrit: 15-mijë euro i dhatë për djalin e Dacit, por jo edhe për familjen e 22-vjeçarit nga Vushtrria