Lajme

Xhandarët serbë zbresin në afërsi te Karaçevës, qytetaret Kurtit: Mos u prish me Amerikën

03/20/2020 14:40
nga:A. R.

Në zonën kufitare të padefinuar ndërmjet fshatrave Breznicë e Karaçevë është parë xhandarmëria serbe.

Në një video që është publikuar në Kamenicapress shihet një furgon e xhandarmërisë serbe afër fshatit Karaçevë të komunës së Kamenicës.

Qytetarët të etnisë shqiptare që e kanë incizuar këtë pamje, i bëjnë thirrje kryeministrit Albin Kurti të mos i prish raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tyre, ka rrezik nga policia serbe që shihet se kanë zbritur në afërsi të Karaçevës.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1905872026209574&id=462807743849350&sfnsn=mo&d=n&vh=e