Sporti

Xhaka pas barazimit me Chelsean: Treguam karakter, ua dëshmuam të kundërtën atyre që nuk na besonin

01/21/2020 23:49
nga:M K

Chelsea dhe Arsenal kanë ndarë pikët në derbin e Londrës, që i takonte xhiros së 24’të në Premier Ligë.

Të dyja skuadrat treguan futboll të hapur e të bukur, me vendasit me gjasë më të madhe për të triumfuar pasi thuajse për 70’të minuta kishin luajtur me një futbollist më tepër në fushë, por që nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike, shkruan GazetaBlic.

Gjithsesi, ky rezultat i shkon për shtati shumë Chelseat, që shkon në kuotën e 40’të pikëve dhe aktualisht ka plotë dhjetë më shumë se rivali lokal, dhe gjashtë sosh më tepër se Manchester United, që nesër luan përballë Burnleyt.

FT Chelsea – Arsenal 2-2

Pas ndeshjes, u deklarua edhe Granit Xhaka, i cili u shpreh i lumtur me pikën e fituar, duke shtuar faktin se reaguan mirë pas momentit kur Luiz u përjashtua me të kuq:

“Ne luajtëm mirë pas kartonit të kuq. Ishte shumë e vështirë, por treguam shpirt luftarak si skuadër. Ne biseduam pas pjesës së parë, duke thënë se mundemi, dhe ia arritëm qëllimit, për çka jam tejet i lumtur. Pas kësaj ndeshjeje askush nuk ka të drejtë të flas kundër nesh. Ne treguam karakter. Na akuzojnë shpeshherë se jemi ekip pa karakter, por e dëshmuam të kundërtën. Shpresoj qendra e mbrojtjes nuk është pozita ime e re, por trajneri e din më mirë. Unë u mundova ta ndihmoj skuadrën, derisa djelmoshat përreth më ndihmuan ta bëjë atë”, përfundoi Xhaka për BBC.

/GazetaBlic/

02/04/2020 22:37

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij shijojnë pushimet e para me vajzën