Sporti

Xhaka e Grezda në tribuna për ta përkrahur boksierin Florian Marku

12/14/2019 12:01
nga:M K

Florian Marku mposhti britanikun Nathan Bendon me vendim unanim të gjyqtarëve, 60-55, për të regjistruar edhe fitoren e gjashtë radhazi.

Marku, i cili pati përkrahje të jashtëzakonshme nga të pranishmit shqiptarë në Manchester, ishte më i mirë se kundërshtari i tij, përkundër faktit se nuk arriti ta mposht para kohe, përcjellë GazetaBlic.

Në turneun “Ultimate Boxxer 6”, Marku shënoi tjetër fitore të rëndësishme, për të treguar edhe njëherë se synon edhe më shumë në karrierë. Në mesin e shqiptarëve të pranishëm nuk mund të mungonin as figura të njohura të sportit, si Eros Grezda, futbollisti i Rangers dhe Granit Xhaka.

Ka qenë lojtari i skuadrës skoceze, që përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar se ka qenë aty për t’i dhënë Markut mbështetje të parezervë.

/GazetaBlic/

05/12/2020 17:28

Ndërron jetë ikona e sportit gjilanas