Kryetari aktual i Vushtrrisë nga radhët e LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për zgjedhjet e vjeshtës që po vie, Xhafer Tahiri, ka folur për koalicionin e dikurshëm lokal me VV-në.
Ai e pranoi me plotë gojë faktin se po të kthehej koha, do ta bënte sërish të njëjtën gjë, përcjell GazetaBlic.
Në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, Tahiri tutje ka dhënë edhe detajet e prishjes së atij koalicioni.
“Po të kthehej koha, sërish do të veproja njëjtë. Do të nënshkruaja sërish koalicionin lokal me VV-në në komunë.
Pastaj, në politikë, ashtu si në jetë, ndodhin ndarje. Prishja ka qenë për arsye të planit të rimëkëmbjes ekonomike. Aty nuk gjetëm gjuhën e përbashkët. Ky plan nuk u pranua nga Lëvizja, prandaj gjërat rrodhën ashtu si rrodhën”, tha ndër të tjera Tahiri.
/GazetaBlic/