Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi, njëherit edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, thotë se është kriju një narrativë sikur krejt Kosova është Mitrovicë e Veriut, ku sipas tij është e kundërta.
Gashi në një intervistë për GazetaBlic, thotë se Mitrovica e Veriut është çliru në vitin 99, ku shton se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të bashkëpunojmë me ShBA dhe NATO-n.
“Sinqerisht me keqardhje po e them, tani është kriju një narrativ sikur krejt Kosova është Mitrovicë e Veriut, unë mendoj që është e kundërta, Mitrovica është në Kosovë. Mitrovica e Veriut është çliru në vitin 99, unë qëndroj prapa asaj se ne duhet të jemi të kujdesshëm duke bashkëpunu me ShBA dhe NATO-n, të kemi kujdes dhe ta vendosim Mitrovicën e Veriut nën administrim sepse çdo zonë e cila në kuptimin e nuk e ka administrimin e mirëfillët mund të ketë në çdo moment probleme të natyrave të ndryshme”, ka thënë ai.
Tutje ai thekson se qytetarët kur ti shohin se të gjitha premtimet e Kurtit që janë fol në vitin 2021 dhe sa prej tyre janë realizaur e shohim se çdo gjë në fushatën e athershme ka qenë boshe.
“Unë mendoj impakti kryesor do të jetë vet populli i Kosovës, kur të shohin se të gjitha premtimet që janë fol në vitin 2021 dhe sa prej tyre kanë gjet vend në realizim ne e shohim që gjithçka në fushatën e athershme ka qenë boshe. Unë mendoj që qytetarët i ka rëndu varfëria, i ka rëndu edhe shpenzimi i madh i energjisë, një çmim i papërballueshëm për pagën që ne e kem. Kjo është arsyeja që në start Lumir Abdixhiku e ka mendu rritjen e koeficientit 150 dhe pastaj të fillohet me trajtimin e të gjitha çështjeve që janë të rëndësishme”, tha Gashi.
Ndër të tjera ai thotë se çështja e veriut është veçse e mbylllur, sepse i kanë thënë po Asociacionit, ku shton se marrëveshjet ndërkombëtare janë ogligative dhe këto janë vetëm çështje kohe.
“Unë mendoj se çështja e Veriut, është veçse e mbyllur sepse i kanë thënë po Asociacionit në Bruksel dhe i kanë thënë po Asociacionit implementimit të tij në Ohër. Marrëveshjet ndërkombëtare janë obligative, këto janë vetëm çështje kohe. Nëse do vij LDK në pushtet do ta ketë ndoshta mundësinë në ndërhyrjen e kësaj çështje të kundërtën ne do ta kemi autonominë brenda shtetit tonë”, përfundoi ai.