Lajme

Xhabir Zharku: Po kthehemi

05/17/2018 10:49
nga:Gazeta Blic

Ish- kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku ka paralajmëruar kthimin e tij në Kosovë.

Ky paralajmërim i tij për t’u kthyer në Kosovë, vjen pas ndalimit të ekzekutimit të dënimit me burgim.

Zharku përmes një shënimi në Facebook e ka bërë të ditur këtë “vendim”, përmes një shënimi në Facebook.

“Po kthehemi”, thotë shkrimi i publikuar në Facebook.

Kujtojmë që Gjykata e Qarkut në Prishtinë më 21 prill të vitit 2011 e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale të detyrimit dhe posedimit të paligjshëm të armës, dhe i kishte shqiptuar atij dënim me tre vjet burgim si dhe gjobë prej 1,500 euro.

Ky vendim ishte vërtetuar nga Gjykata Supreme e Kosovës më 8 maj 2012. Por edhe gjashtë muaj pas vërtetimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme e Kosovë, Zharku kishte qëndruar i lirë, edhe pse aktvendimi për ekzekutimin e vendimit nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës në atë kohë kishte mbërritur në Gjykatën komunale të Kaçanikut.