Lajme

Haradinaj: Lidhjet tona me shtetin e Iowa-s janë speciale, do të vazhdojm në avancimin e tyre

06/13/2019 12:22
nga:Xheneta Uka

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ish-Gjeneralin e Gardës Ndërkombëtare të Iowa-s, Timothy Orr.

Në këtë diskutim miqësor Haradinaj është shprehur se lidhjet tona me lowa-në janë speciale dhe do të vazhdojm në avancimin e tyre, raporton GazetaBlic.

“Lidhjet tona me shtetin e Iowa-s janë speciale dhe si të tilla i çmojmë e i respektojmë shumë, duke punuar në vazhdimësi në avancimin e këtij partneriteti, për të cilin Gjenerali Orr vazhdon të jap kontribut të çmuar” ka shkruar Haradinaj në Facebook

Më poshtë gjeni postimin e plotë

Diskutim i hapur dhe miqësor në takimin me ish-Gjeneralin e Gardës Ndërkombëtare të Iowa-s, Timothy Orr.
Lidhjet tona me shtetin e Iowa-s janë speciale dhe si të tilla i çmojmë e i respektojmë shumë, duke punuar në vazhdimësi në avancimin e këtij partneriteti, për të cilin Gjenerali Orr vazhdon të jap kontribut të çmuar.
E falënderova për shërbimin e tij shumëvjeçar në fushën e sigurisë në Kosovë, në profesionalizimin e FSK-së dhe për angazhimin e mëtutjeshëm, në shumë projekte të përbashkëta.
Timothy Orr mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendi tonë.
Vizioni i miqve tanë për të ardhmen e përbashkët në paqe, është edhe vizioni ynë!