Sporti

Bundesliga rikthehet sonte me gjëra të mëdha, Bayern – Schalke luhet pranë 15 mijë tifozëve

09/18/2020 11:21
nga:Mergim Rreci

Edicioni 2020-2021 i Bundesligës rifillon sonte me një ndeshje shumë interesante.

Sot në mbrëmje Bayerni kampion në fuqi do të nisë misionin drejt titullit të 9-të radhazi me sfidën ndaj Schalke 04 në Allianz Arena në praninë e rreth 15 mijë shikuesve, pasi liga gjermane e futbollit me miratimin e qeverisë ka lejuar që në 6 javët e para të kampionatit, stadiumet të kenë tifozë në shkallë në masën 20% të kapacitetit.

Kështu Bundesliga është nismëtare e madhe në këtë drejtim, pasi që paraprakisht shtetet e ndryshme si shembull në Holandë e Francë kishin lejuar relativisht afër 5000 tifozë në stadiume, por asesi 20% të hapësirës në stadiume, përcjell GazetaBlic.

Bayerni futet në këtë takim si Kampion i Evropës pasi që triumfoi ndaj PSG-së në finale, poashtu pas një sezoni fantastik në të gjitha raundet. Edhe ky sezon pritet të jetë sipas parashikimeve i dominuar nga Bayerni, por që ka skuadra si Dortmund e Leipzig që në vazhdimësi kanë treguar potencialin dhe që mund të jenë një rrezik i arsyeshëm.

/GazetaBlic/