Manchester United synon një lëvizje për Xavi Simons të Paris Saint-Germain këtë verë pasi holandezi dëshiron të largohet nga parisienët, sipas The Sun.
Leipzig, Manchester United dhe Bayern Munich raportohet se janë në garë të fortë për shërbimet e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
E ardhmja e Simons në PSG është ende e paqartë, por duke marrë parasysh dëshirën e tij për kohë të rregullt të lojës, duket se 21-vjeçari do të largohet nga Parc de Princes këtë verë.
Ka shumë mundësi që të kompletohet një transferim i tij tek Manchester United, duke shijuar një aventurë të re në Premier League.