Sulmuesi holandez Xavi Simons shënoi një gol ndaj Francës, por ai u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje ndaj Denzel Dumfiers, i cili u gjykua nga VAR se po pengonte, portierin Mike Meignan dhe ndeshja përfundimisht përfundoi në barazim 0-0.
“Natyrisht që jam i zhgënjyer sepse goli ishte i rregullt, por jam i lumtur dhe krenar që luaj për vendin tim në skenën e madhe”, shpjegoi Simons, i cili gjithashtu komentoi për të ardhmen e tij: “Isha i lumtur në PSG dhe RB Leipzig, do të shohim se çfarë do të ndodhë pas kampionatit evropian”.
/GazetaBlic Sport/