Sporti

Xavi për zëvendësimin e Lewandowskit: Askush nuk është i paprekshëm

01/05/2024 10:14
nga:E K

Barcelona fitoi 2:1 dje ndaj Las Palmas në raundin e 19-të të La Ligës. Ekipi vendas pati avantazhin në gjysmën e kohës, por katalunasit arritën ta kthenin lojën në favor të tyre në pjesën e dytë.

Trajneri i Barcelonës Xavi mori një vendim interesant 20 minuta para përfundimit të lojës. Me rezultatin 1:1, ai e nxori Robert Lewandowski nga loja.

“Unë zëvendësova Lewandowskin sepse kishim nevojë për sulmues që mund të sulmonin pas mbrojtjes, si Vitor Roque dhe Ferran Torres. Ishte një lojë për lojtarë si Joao Felix, Raphinha dhe Lamine Jamal, më pak për Roberto sepse ai nuk sulmon hapësirën pas mbrojtjes”, tha Xavi.

Gazetari e pyeti trajnerin e Barcelonës nëse zëvendësimi i Lewandowski është një shenjë se askush në ekip nuk është më i paprekshëm.

“Pse surpriza? Kështu ka qenë që nga dita e parë që kam ardhur këtu. Asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk ka asnjë të paprekshëm me mua”, u përgjigj Xavi, të cilit Ilkay Gundogan i dha fitoren me një gol nga pika e bardhë në kohën e fundit.

Lewandowski, ka qenë me Barcelona që nga viti 2022. Këtë sezon ai ka shënuar nëntë gola me pesë asistime.