Sporti

Xavi ankohet në lojën e Barcelonës: Nuk po luajmë me shpirt

12/21/2023 09:10
nga:Lorik J

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka komentuar fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Almerias, duke kritikuar lojtarët për paraqitjen e tyre në pjesën e parë të ndeshjes.

“Ose bëjmë më të mirën ose nuk fitojmë asgjë. Duhet të zgjohemi. Nëse nuk ka futboll, duhet të luajmë me zemër dhe me shpirt. Nuk jam i zemëruar tani. Jam ankuar për mungesën e shpirtit në ekipin tim. Ju e ndjeni presionin, por unë duhet të jem më kërkues ndaj lojtarëve, por në të njëjtën kohë i mbroj ata”, ka thënë Xavi për AS.

Barcelona iu afrua një humbjeje të madhe pasi lejoi që ekipi i fundit i renditjes në La Liga të barazonte dy herë. Megjithatë, tre pikët erdhën pas golit të Sergi Robertos në minutën e 83-të të ndeshjes.

/GazetaBlic Sport