Njohësi i zhvillimeve politike, Visar Xani, ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke theksuar se një parti mund të sigurojë më shumë vota nëse arrin të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët dhe t’u ofrojë zgjidhje konkrete.
Sipas Xanit, skandalet e fundit, edhe pse ende pa një epilog përfundimtar, mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin zgjedhor, duke përmendur se partitë që janë në pushtet shpesh shohin një ulje të përqindjeve në zgjedhjet e ardhshme për shkak të pasigurisë dhe dështimeve në realizimin e premtimeve populiste.
“Konsideroj që një parti politike mund të siguroj më shumë përqindje dhe vota nëse arrin të kontaktoj direkt me qytetarin dhe nëse arrin t’i ofrojë zgjidhje direkt qytetarëve. Gjithesesi ka patur afera të cilat vërtet qytetarët, vetë votuesin e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mundur t’a sfidojë dhe nuk besoj se këto skandale, edhe pse nuk e kemi një epilog përfundimtar, të kalojnë lehtësisht pa patur një efekt në aspektin zgjedhor të përqindjeve”, tha Xani.
“Jam i prirur dhe realisht edhe partitë që qeverisin, është një praktikë që zakonisht i konsumon pushteti dhe janë të prirura që të kenë një lloj përqindje në zgjedhjet pasuese më të vogël për shkak se puna të cilën e bëjnë, jo çdoherë mund të jenë populiste, dhe këto mund të kenë një lloj efekti direkt në rezultatin e zgjedhjeve”, shtoi ai.
Ai ka shtuar se veprimet e partisë në pushtet, përfshirë politikat e jashtme dhe ato të brendshme, mund të dëmtojnë imazhin e saj dhe të ndikojnë negativisht në mbështetje.
Xani ka theksuar gjithashtu se opozita është gjithmonë në kërkim të mundësive për të arritur në pushtet, duke përfituar nga gabimet e qeverisë aktuale.
“Duke pasur parasysh që partitë opozitare kanë punuar për të ardhur në pushtet ndërsa partia e pushtetit për të qeveris dhe quar agjendat e pushtetit përpara, shpeshherë nuk kanë dalë të pëlqyeshme për qytetarët dhe kemi jashtëzakonisht veprime të cilat mund të dëmtojnë partinë në pushtet duke filluar nga politika e jashtme pastaj edhe çështjet e brendshme”, tha Xani për Expose, prodhim i GazetaBlic.