Sporti

Xabi Alonso flet për Nico Paz: Ai bëri një hap shumë inteligjent që ju bashkua Comos vitin e kaluar

10/22/2025 11:04
nga:N K

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.

Para superduelit ndaj Juventusit, Alonso foli për shumë tema të ndryshme përfshirë dhe ish-talentin e Realit, Nico Paz, i cili po shkëlqen me Comon në Serie A.

Reali, ka opsionin e riblerjes për talentin argjentinas dhe flitet se do ta aktivizojnë këtë opsion, në verën e vitit 2026.

“Sigurisht që Nico bëri një hap shumë inteligjent që ju bashkua Comos vitin e kaluar”. Sigurisht që e pashë ndeshjen Como-Juventus, ai dhe ata luajtën shumë mirë”, deklaroi Alonso.

Reali, sonte do të pres në “Santiago Bernabeu”, Juventusin me ndeshjen që zhvillohet në orën 21:00.